KreuCelebrity

Sekreti i Lorit në palestër? Shumë nga vajzat mund ta gjejnë veten më së miri!

Shumë e komentuar për veshjet e saj, stilin dhe shijen në kombinime, Lori spikat edhe për pamjen e kuruar në maksimum. Me përkujdesje në detaje, nuk i harrojmë lehtë fotot që Hoxha postoi nga pushimet e fundit në Maldives. Trupi i ekspozuar me bikini nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendje, ashtu sikurse kemi parë Lorin të postojë imazhe edhe nga palestra.

https://www.instagram.com/p/BfiPbolhZcV/

Por, duket se diçka e shqetëson trashëgimtaren e Top Channel lidhur me aktivitetin e saj fizik. Ajo ka publikuar një foto ku shkruhet: “Nëse do të stërvitesha po aq shumë sa vesh rrobat e stërvitjes, atëherë do të isha në formë perfekte”. Kësaj fraze, Lori i ka bashkangjitur edhe mendimin e saj: “Do të isha vërtetë”. E duke marrë parasysh fizikun e Lorit, duket disi e çuditshme që nuk i duket vetja ende në top-formë.

Megjithatë, gjithësecili nga ne ka pakënaqësi për pamjen e jashtme dhe Lori bën pjesë në këtë kategori. Po ju, e gjeni veten tek postimi i fundit i Hoxhës?

https://www.instagram.com/p/BepnTOehzAJ/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF