Këngëtari shqiptar, Korab Shaqiri është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pasi nisur nga fakti që nuk e ndiqte më bashkëshorten në Instagram, u përfol se ishte ndarë.
“Tre vite martesë morën fund”, ishte ky lajmi që u përhap me shpejtësi në të gjitha portalet. Nga ana e çiftit deri atëherë nuk kishte asnjë reagim, por këngëtari zgjodhi që të thyente hedhjen. Dhe jo! Asgjë nuk ka qenë aspak e vërtetë. I kontaktuar nga Telegrafi, Korabi ka thënë se mes tij dhe Lulkaçela Jasharit nuk ka asnjë ndarje: “Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk bëhet fjalë për ndarje!”
Nuk është hera e parë që një ‘follow’ në Instagram na ka treguar se disa marrëdhënie kanë marrë fund, por mesa duket ky nuk është rasti i Korabit dhe Lulkaçelës. Fatmirësisht!