Harper në gjurmët e nënës së saj, e veshur plot stil si Victoria Beckham

Bëmë mama të të ngjaj! Të gjithë ishim pothuajse të sigurt, që Harper do të ndiqte rrugën e mamasë së saj Victoria, dhe paskemi pasur të gjithë plotësisht të drejtë.

Ndonëse është vetëm 6 vjeç, Harper ka treguar se kur vjen puna tek të veshurit, edhe ajo ka po aq stil sa nëna e saj. Bukuroshja është fotografuar pas një dreke me babain e saj David dhe vëllain Romeo në Los Anxhelos, e veshur me një fustan të gjatë xhins, me një pulovës sipër krahëve dhe si për të plotësuar look-un e saj, mbante në duar një çantë ngjyrë bojëqielli me doreza prej druri.

Herë pas herë, çantën ia mbante dhe babai, por gjithsesi ishte aksesor i rëndësishëm i veshjes së saj.

Harper ka një lidhje shumë të ngushtë me babain e saj, David. Përveç se është e vajza e vetme mes tre djemëve, është edhe më e vogla kështu që është e pashmangshme që e gjithë vëmendja e prindërve, veçanërisht e babait të shkojë tek ajo.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *