KreuCelebrity

Burri ideal per Norën? Një përgjigje që pritej dhe nuk pritej…

Një nga pikat që i intereson më shumë publikut kur vjen puna tek Nora Istrefi është marrëdhënia e saj me familjen, e Robertin në veçanti. Janë përfolur shpesh për ndarje, por gjithçka në fund ka rezultuar e pavërtetë. Renee duket se e ka lidhur çiftin më shumë se kurrë dhe këtë e vërteton më se miri marrëdhënia mes Norës dhe Robertit.

Istrefi nuk njihet si një personazh që i shmang pyetjet ngacmuese. Madje, ajo ka dëshmuar se di t’i përgjigjet gjithçkaje. Në intervistën e fundit për Prive, këngëtarja i është përgjigjur 50 pyetjeve të përgatitura enkas për të, një ndër të cilat ishte: ‘Cili është mashkulli ideal për Norën?’ E dëshiruar nga shumë djem, Istrefi ka bërë të qartë dhe një herë se i vetmi mashkull perfekt për të është Roberti.

“Ai është burri i ëndrrave të mia”, ka thënë Nora për bashkëshortin, duke i vënë ‘pikat mbi i’. Ky është një tregues po aq i mirë që Nora dhe Roberti nuk kanë ndërmend të hedhin hapa pas.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF