Eixhner Qose: Pas ‘The Voice Kids’, prisni surpriza nga unë 0 1075

Nga Brunilda Kazani

Ishte nga ato intervista që nuk zgjati shumë në kohë! E dini përse? Sepse nuk ishte e nevojshme për të dhënë një përgjigje me fjalë të bukura, diplomatike, ku në të shumtën e rasteve as një përgjigje nuk është; ato ishin të shkurtra, të qarta dhe mbi të gjitha shumë të sinqerta, ashtu si të çdo fëmije.

Eixhner Qose, e njohim të gjithë si konkurrente e “The Voice Kids Albania 2018” e cila spikati me zërin e saj të fuqishëm, që shumë e kanë krahasuar me këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipa, megjithatë ajo nuk ishte një fytyrë krejtësisht e panjohur për ne. Në fillim iu prezantua publikut si një aktore, pjesë e ‘Kripmjaltëzave’, më pas e pamë tek “Një mijë e një pse”, “Gjeniu i Vogël”, e ndërsa së fundmi u bë pjesë e “The Voice”.

E veçanta tek ajo nis që me emrin, Eixhner. Mund të mendoni me të drejtë, që është një bashkim emrash të prindërve, por jo. Eixhner ia ka vendosur emrin mamaja e saj, e cila e ka shoqëruan në cdo hap në këtë rrugëtim, një emër parfumi, i cili i është përshtatur më së miri, pasi ajo  gëzon të gjitha karakteristikat që mbart një aromë parfumi; e ëmbël, tërheqëse, e vështirë për t’u harruar…

Në një rrëfim shumë të çiltër për Revista BORDO, Ejxhi, siç ajo ka dëshirë ta thërrasim, është ndalur të flasë për rrugëtimin e saj në “The Voice”, si e përjetoi skualifikimin para netëve live, si ishte për të kjo ekperiencë dhe mbi të gjitha çfarë do presim në të ardhmen nga Ejxhi.

Eixhner, gjëja e parë që të bën përshtypje është emri i veçantë. Është bashkim emrash, ka një domethënie të veçantë…

Emrin ma ka vendosur gjyshja me mamin dhe është emer parfumi në anglisht: Agener dhe më thërrasin Eixhner .

Kur e kuptove që ishte talent për muzikë dhe doje të vazhdoje këtë rrugëtim?

Unë këndoja që e vogël, por kam marrë pjesë edhe tek ‘Gjeniu i Vogël’ dhe që aty fillova të merresha me muzikën.

Çfarë ishte për ty ‘The Voice’?

‘The Voice’ ishte një ndër eksperiencat më të bukura që mund të kaloj një njeri në jetë.

Mendon që do ta përsërisje sërish nëse do të të jepej mundësia, duke e ditur që rrugëtimi yt do të mbyllej sërish po aty?

Jo s’besoj se do e bëja prap.

Përse?
Sepse të zhgënjen, nëse ti nuk kalon do të mërzitesh shumë. Është thjesht një garë, kështu që më mirë jo, dua të merrem me diçka tjetër.

Tani që rikthehesh pas dhe sheh videot e tua në Youtube, si i gjykon tani që je e ftohtë emocionalisht, nuk je pjesë e garës…të mungon?

Më merr malli shumë, se kur isha atje lodhesha dhe thoja “kur do të mbaroj”, por tani më merr malli për miqtë, kohën që kaloja atje.

Fëmijët e tjerë tek skuadra e Enedës i shihje më tepër si miq apo si konkurrentë?

Deri në beteja i shihja thjesht si konkurrentë, por kur bëheshim tamam një skuadër i shihja si miq. Do më mungojë shumë Speranca dhe Klea.

Si ishte Eneda si trajnere, na trego pak?

Ishte shumë e mirë, më shumë e kishim si shoqe sesa si trajnere. Nuk na bërtiste,  ajo na jepte këshilla.

E mendoje veten tek skuadra e Miriam Canit apo e Gjokajve?

Jo, e kisha vendosur që do shkoje tek Eneda, vetëm nëse nuk do të kthehesha tek Eneda do të shkoja tek Miriami.

Çfarë kishte Eneda që nuk e kishte Miriami, apo Gjokajt për ty si trajnerë?

Ndihesha më mirë, kënga e parë e imja që kam kënduar ka qenë kënga e Enedës, atë doja.

Çfarë mendon se do të kishe bërë ndryshe?

Ndoshta do të kisha ndërruar këngën për netët live. Nuk ishte aq e fuqishme sa për të kaluar në gjysmëfinale.

Mendon që ky ishte arsyeja që të penalizoi?

Po! Por isha edhe pak sëmurë, do doja që të kisha këtë zë që kam tani që jam shëruar.

E ndjen veten tani të famshme, në shkollë, në rrugë…

Në shkollë jo shumë, por në Instagram në rrjetet sociale, po e ndjej.

Çfarë do ketë tani pas ‘The Voice’?

Tani do të ketë supriza.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *