Sa me fat, Luna! Teigen zbulon dhuratën luksoze të Irina Shayk për 2-vjetorin e së bijës… 0 1223

Dy vjeçarja Luna është padyshim një fëmijë me fat. Humori karakteristik i së ëmës, dashuria e të atit, vëllai i vogël që shumë shpejt do të vijë në jetë janë ato që e bëjnë edhe më të bukur ditëlindjen e vogëlushes. Fundjava e gjeti familjen në festimet e ditës së saj speciale, ndërsa eventi i organizuar mblodhi shumë të ftuar VIP. Por, vendin e parë e rrëmbeu një ndër çiftet më të dashura për Hollywood-in…



Irina Shayk dhe Bradley Cooper ishin dy ndër miqtë e Teigen dhe Legend, që iu bashkuan festës pa e menduar më gjatë. Ndryshe nga pjesa tjetër, ata i kanë dhuruar Luna-s një mini-makinë rozë Mercedez. Chrissy ka ndarë në Instagram një video të së bijës, e cila duket se po argëtohet pa masë me dhuratën e re. Megjithatë, Teigen po i fsheh diçka Luna-s… “Nuk mendoj se do më duhet t’i them ndonjëherë se makina lëviz me të vërtetë”, ka shkruar modelja poshtë postimit, duke iu referuar Irina Shayk në veçanti. Ndërkohë, Luna shfaqet tejet e gëzuar duke shijuar çdo çast në mini-makinën e saj personale.

Festa e 2-vjetorit ka qenë përrallore, mbushur me lojëra e dhurata nga më të ndryshmet. E kush nuk do dëshironte shpenzime të tilla për ditëlindje?…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *