Prej vitesh besnike e Klan, moderatorja tashmë me projekt të ri në Top Channel?!

Klan dhe Top Channel i dëgjojmë shpesh jo vetëm për faktin që janë dy televizionet më të mëdha në vend, por edhe për largimet e moderatorëve nga një ekran, në tjetrin. Konkurrentët duket se e shpallin gjithnjë e më të fortë garën mes tyre, ndërsa lëvizjet e personazheve të njohur vazhdojnë ende. Këtë herë, bëhet fjalë për Klea Hutën, e cila përflitet se do të nisë një program të ri në Top Channel…

Sipas “Chaud Patate” në NRG Radio, disa burime të afërta kishin rrëfyer këtë projekt të ri të Hutës. Një vendim i tillë vjen pas një sërë aktivitetesh në Klan, ku mund të përmendim: “Gjeniu i Vogël”, “Maratona e Këngës Popullore” etj. Nuk dihet se për çfarë projekti bëhet fjalë në Top Media, megjithatë pritet të zbulohen detaje të reja së shpejti. Nga ana tjetër, nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar nga Klea.

Huta po punon momentalisht në prurjen e të tjera projekteve muzikore, për të cilat ka bashkëpunuar me Elgit Dodën. Të bëhet vallë Klea pjesë e Top Media? Mbetet për t’u parë…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *