Ajola Xoxa freskon Instagramin me një foto ‘wow’!

Është fokusuar shumë në fushën artistike, kryesisht lidhur me fotografitë e videot në veçanti. Projekti më i fundit ishte klipi i këngës ‘Mall’, njëkohësisht përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion. E pas gjithë këtij aktiviteti ndryshe, na kishte munguar një foto e një tjetër natyre nga Ajola Xoxa.

Dhe pikërisht sot, Ajola ka vendosur ta freskojë Instagramin me një imazh ndryshe, që ka bërë ndjekësit të shprehin konsiderata nga më të ndryshmet. Në tapetin e kuq të Ballos Vieneze, Xoxa ka shkëlqyer krah bashkëshortit Erjon Veliaj. Një bluzë e zezë me shpatulla të ekspozuara, shoqëruar me një rrip elegant në mes, ka qenë zgjedhja e Ajolës për ta kombinuar me fundin e gjatë rozë plot shkëlqim. Kujdesi i treguar ndaj çantës së vogël si aksesor kyç për veshjen, si dhe look-u i thjeshtë në përputhje të plotë me paraqitjen në tërësi, nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen këtë herë.

Komentuesit kanë nxituar të komplimentojnë çiftin, pasi dhe kryebashkiaku dukej i mirëkombinuar me të shoqen veshur me kostum të zi. Vërtetë klas paraqitja e Ajolës, apo jo?

Previous ArticleNext Article