Kanye nuk do ta shoqërojë Kim në MET Gala?! Ja se ç’po ndodh mes çiftit…

MET Gala po mbledh yjet më në zë të momentit, ndërsa familja Kardashian duket se ka një tjetër problem. Burime pranë People kanë rrefyer se Kanye nuk do ta shoqërojë Kim në tapetin e kuq. Arsyeja? Sa e kuptueshme, aq edhe jo…

Sipas të njejtave burime, Kanye është në mëndyshje, pasi albumi i tij i ri kërkon ende shumë punë. Një event si MET Gala duket si i tepërt për momentin, për aq kohë sa Kanye është tejet i fokusuar në këtë projekt. Nga ana tjetër, Kim do vetëm të argëtohet dhe West mbetet një pengesë në këtë pikë. Për këtë arsye, me shumë mundësi Kim mbetet e vetme në MET Gala të këtij viti. Që pas deklaratave për Trump dhe racizmin në tërësi, Kardashian ka qenë tejet e shqetësuar për bashkëshortin.

Megjithatë, duket se për MET Gala, Kim nuk do të ndalet nga problemet aktuale të familjes. Shumë lajme të këqija nga klani Kardashian…

Previous ArticleNext Article