Nuk e dimë nëse duhet t’i quajmë pantallona, por duket se ky do jetë trend i verës?!

Kemi parë modele të pantallonave nga më të çuditshme, nga më ekstragantet, por nuk mendojmë gjë imagjinata juaj do të shkonte deri këtu. Nuk e dimë nëse duhet t’i quajmë pantallona ose jo, por “Fashion Nova” si të tilla i ka prezantuar.

Kushtojnë plot 49.99$ dhe vetëm një pjesë tyre është xhins dhe ana tjetër vjen me rripa në formën e pantallonave. Nuk jemi të sigurt se cili do të ishte reagimi ynë nëse do të shinim në rrugë një vajzë e veshur në këtë mënyrë, por jemi të bindur që do të kthenim padyshim kokën dhe do të ndaleshim për disa minuta duke e parë.

Nëse kërkoni vëmendje, këto janë pantallonat e duhura!


Previous ArticleNext Article