Mamaja e Ledrit: Nëse vajzat do e njihnin siç e njoh unë, s’do i vinin nga pas

Nëse ka një djalë në estradën shqiptare që pëlqehet nga të gjitha vajzat është pa dyshim Ledri Vula. Në syrin tonë, ai është mashkulli perfekt që çdo vajzë do donte të kishte në krah; shumë i ëmbël, i zgjuar, i bukur, i famshëm, me para, vjen nga një familje shumë e mirë. Çfarë mund të kërkojmë më shumë nga një mashkull? Asgjë!

Mirëpo, nuk është ashtu siç duket dhe këtë sapo na e vërtetoi edhe vetë mamaja e Ledrit. E ftuar tek Rudina, Xheraldina na zbuloi disa karakteristika të të birit, që nuk i dinim dhe ndoshta më mirë të mos i kishim mësuar.

““I them shpesh Ledrit “sikur të të njihnin ty ato siç të njoh unë, nuk do të kishin ardhur pas teje. Është dembel, nuk di të gatuajë, nuk di të shtrojë tavolinën, as nuk di ta pastrojë … Unë dua që ai të jetë i zoti të kujdeset për vete dhe jo të gjejë gjithçka gati e të pyesë “a m’u hekuros këmisha?”, tregoi ajo.

Megjithatë, a nuk i dëgjoni këto fjalë çdo ditë edhe ju nga mamaja juaj? Na lejoni të përgjigjemi dhe ne për ju…Poo! Madje- madje, jo çdo ditë, çdo orë. Kështu që le të vazhdojmë të mendojmë se Ledri është mashkulli ynë perfekt.

Previous ArticleNext Article