KreuCelebrity

Zbulohet arsyeja përse Eranda nuk ishte e pranishme në koncertin e Irma Libohovës

Ndonëse është folur shumë që në Shqipëri, po mbizotëron muzika fastfood, koncerti i DIVA-ve më 16 maj, tregoi se këndimi “live” ka ende shumë vlerë.

Pallati i Kongreseve u mbush plot e përplot nga qytetarë të brezave të ndryshëm, të cilët duartrokitën dhe kënduan njëzëri këngët e Irma Libohovës, Rovena Dilos, Eneda Tarifës dhe Besa Kokdhimës. Një mbështetje të madhe kishte edhe mes kolegëve, të cilët lanë angazhimet e tyre për të ndjekur këtë koncert.

Mirëpo një mungesë e madhe që u vu re ishte ajo e Eranda Libohovës, motës së Irmës. Këngëtarja nuk ishte e pranishme në Pallatin e Kongreseve në natën e madhe, por gjithashtu kanë munguar edhe postimet në rrjetet sociale në mbështetje të motrës së madhe.

Sipas Blitz.al arsyeja e mungesës së Erandës është fakti se kjo e fundit është diskutuar për të qenë pjesë e këtij koncerti për të zëvendësuar Enedën ose Besën. Por, refuzimi nga ana e organizatorëve ka sjellë një pakënaqësi te këngëtarja e njohur, e cila si rrjedhojë u distancua nga ky koncert, ndonëse pjesë e tij ishte motra e saj, me të cilën ka pasur shumë bashkëpunime përgjatë karrierës së tyre.

DivaShow bëri bashkë katër zëra të fuqishëm së tregut muzikor  në Shqipëri, e ndërsa është paralajmëruar se tashmë ajo do të rikthehet në një traditë. Vitin tjetër, do të ngjiten në skenë 4 këngëtare të tjera shqiptare.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF