SONDAZH/ Victoria apo Amal, cila udhëhoqi me stil ndër të ftuarit në dasmën mbretërore?!

Ishin ndoshta dy ekstremet, që nuk i priste askush. Victoria Beckham nuk u merakos aspak për (ri)zgjedhjen e saj: nëse u surprizuam të gjithë që u paraqit kokë e këmbë me të zeza në dasmën e William dhe Kate, Vic do të na linte përsëri gojëhapur edhe ditën e djeshme. Madje, këtë herë, kapelës së saj i ishte shtuar dhe një tyll i zi, që i mbulonte deri diku sytë.

Disa e quajtën elegante, të tjerë e kritikuan ashpër duke thënë se një veshje e tillë mund t’i shkonte për shtat vetëm një funerali. Diferenca këtë herë ishte zgjedhja e një ngjyre të ndezur për takat e dashura të Victoria-s, e cila njihet për stilin e saj ndryshe. Ajo që tërhoqi vëmendje pafund ishte dhe Amal Clooney, veshur me të verdha, për të shpërfaqur edhe më tej feminilitetin që e karakterizon. Këpucët dhe çanta ngjyrë ari kombinoheshin më së miri me fustanin dhe kapelen, që shndrrisnin nga nuanca e së verdhës.

Kështu, publiku u nda si në dy pjesë mes këtyre protagonisteve ndër të ftuarit e shumtë. Po ju, cilën prej paraqitjeve zgjidhni? Votoni më poshtë!

Previous ArticleNext Article