Jonida Maliqi ndryshon totalisht ‘look’

Jonida Maliqi ka vendosur të vijë ndryshe këtë fillim vere dhe mirë bëri! Për një periudhë të mirë kohe, këngëtarja preferoi ngjyrën e  zezë të flokëve, e mandej atë çokollatë, me të cilat edhe ajo vetë është shprehur se ndihej shumë mirë. Por duket se fashion ikona e ka ndjerë të nevojshme një freskim ‘look-u’ këtë fillim sezoni, duke ardhur me një paraqitje krejt ndryshe nga ajo çka ishim mësuar vitet e fundit.

 

Një prerje e shkurtër e flokëve, pak poshtë veshëve, bionde dhe ‘voila’ kjo është Jonida që duket se do të shohim këtë verë. Do ta mbajë gjatë këtë ‘look’? Këtë nuk e dimë, por ama dimë të themi kënëgtarja i ka provuar pothuajse të gjitha ngjyrat e flokëve dhe ne na duket se nuk ka asnjë ngjyrë që nuk i shkon.

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article