A sa bukur aa! Arjan Çani na prezanton për herë të parë vajzën

Moderatori Arian Çani prej vitesh është baba i një vajze dhe një djali për të cilët kemi dëgjuar që të flasë shumë pak. Moderatori i “Zonë e Lirë” është shumë hermetik sa i përket jetës së tij personale, ndonëse e shohim çdo javë në ekran.

Herë pas herë, në media janë publikuar foto paparaci të familjes së Çanit, e megjithatë, pasditen e sotme ai na e ka prezantuar vetë vajzën e madhe, Joana. Të dy si babë e bij, kishin vendosur që të kalonin një pasdite së bashku, duke shijuar koncertin e mbajtur gjatë inaugurimit të Amfiteatrit të Ri te Parku i Liqenit.

“Bukur shumë Amfiteatri. Ja po presim që të fillojë koncerti tani me Joanën dhe shyqyr që është koha e mirë dhe po e shijojmë”, u shpreh Çani teksa më pas, i drejtoi mikrofonin vajzës së tij, e cila ishte paksa e ndrojtur përballë kamerës.

Ia vlen të theksohet se Joana, është një kopje në miniaturë e babait të saj.

Previous ArticleNext Article