Ermal Meta rrëfen momentin e vështirë: Kam qarë dy ditë rresht, u mbylla në dhomë

Dhe vetëm pak orë na ndajnë nga koncerti i Ermal Metës në sheshin Skënderbej.

Me një shqipe shumë të rrjedhshme, Ermali ka bashkëbiseduar me të rinjtë shqiptarë, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve. Ai është ndalur të flasë për vështirësitë që ka hasur në karrierën e tij, për njerëzit që i kanë mbyllur dyert, për muzën e frymëzimit, por gjithashtu edhe për atë që e bën të qajë.

Pa komplekse, Ermali tregoi se kur u akuzua për plagjiaturë në Sanremo 2018 me këngën “Nuk më keni bërë asgjë”, është mërzitur shumë madje edhe ka qarë për dy ditë resht; as nuk ka dalë nga shtëpia, nuk u është përgjigjur as një akuze, por në fund gjithçka u sqarua.

“Më mërzisin padrejtësitë në Sanremo. Më lënduan shumë. Dhe fakti që nuk fola dy ditë, nuk fola, nuk dola, qëndrova me pizhama dy ditë. Më bëjnë të qaj padrejtësitë dhe mbesa ime e vogël”, u shpreh ai.

Teksa kryebashkiaku Veliaj po nxitonte për të mbyllur konferencën, pasi duhet të ishin në një tjetër takim, Ermali gjeti kohë, u ul në piano dhe përshëndeti të gjithë me këngën e tij “Piccola Anima” dhe në fund një selfie me të rinjtë.

 

Previous ArticleNext Article