Na erdhi shumë keq kur u ndanë, por çifti ynë i preferuar janë rikthyer sërish bashkë?

Këtë vit aq shumë po dëgjojmë për ndarje çiftesh, po aq po dëgjojmë edhe për ribashkime. Në fillim ishte Selena Gomez dhe Justin Bieber, më pas Bella Hadid dhe The Weeknd, e ndërsa pjesë e kësaj liste është bërë edhe çifti ynë i preferuar: Robert Pattinson dhe Kristen Stewart.

Po! Mund t’ju duket paksa e çudtishme, se çifti nuk u nda në mënyrë të paqtë, por mesa duket dashuria e tyre nuk kishte “vdekur” kurrë. Burime shumë të afërta pranë çiftit, kanë treguar se ato janë tmerrësisht të dashuruar me njëri-tjetrit.

Ata u panë së bashku në ditëlindjen e mikeshës së tyre, Lily-Rose Depp në 1 qershor, në Chateau Marmont në LA dhe ne jemi më të lumtur se kurrë për këtë bashkim.

Previous ArticleNext Article