E diela e Rudinës u “shkatërrua” dhe u zbukurua njëkohësisht nga vajza! 0 2773

Për një familjar, të dielat janë shumë t shenjta. Jo se për të rinjt nuk është. Në të shumtën e rasteve për djemtë dhe vajzat e reja e gjithë dita kalon më tepër në gjumë, pas një të shtune e cila është kaluar e gjithë mbrëmja dhe mëngjesi në ndonjë klub. E ndërsa për familjarët, është dita ku i dedikohen kretësisht familjes, fëmijëve, pas orëve të tëra të punës gjatë javës.

Këtë të diel, moderatorja shumë e dashur e shqiptarve, Rudina Magjistari, ka zgjedhur që ta lërë veten në dorën, e vajzës së saj të vogël, Mias, e cila ka marrë të gjitha tualetet nga çanta e mamit dhe ka vendosur që shndërrohet në një ditë në make up artisten e saj.

Rimeli po, buzëkuqi, po, kremi pudër, po… dhe Rudina është gati për të dalë në emision. Këtë moment të bukur me vajzën e saj, Rudina e ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale dhe bashkangjitur fotos shkruan: Ja çfarë të ndodh kur vajza të ndjek me sy çdo veprim që bën përpara se të dalësh nga shtëpia…

Epo, Mia mund të jetë një make up artiste kur të rritet…

Previous ArticleNext Article