KreuCelebrity

Ja si shfaqet Victoria Beckham pas thashethemeve për divorc

Victoria Beckham nuk para qesh po këtë radhë dukej fare pa humor kur paparacët shkrepën foton e parë të saj që kur 44-vjeçarja u detyrua të përgënjeshtronte me forcë këtë javë thashethemet se martesa me David po shembet.

Stilistja është në London, ndërsa bashkëshorti i saj prej 19 vitesh gjendet mbi 5000 milje larg, në një udhëtim biznesi në Los Angeles, ku ndërsa shëtiste nëpër rrugë, u ndalua nga një adhuruese e flaktë për një foto. Mundësia e divorcit nisi të qarkullonte të premten në një rrjet social e paskësaj, fjalët u përhapën aq shumë sa Jo Milloy, zëdhënësi I ish  Spice Girl- e kthyer në stiliste, u detyrua t`i mohonte publikisht duke i cilësuar `absolutisht të pakuptimta`.

 

 

Të njëjtën gjë bëri edhe Simon Oliveira, zëdhënësi i ish-kapitenit të kombëtares britanike për të cilin pretendimet që përmbytën internetin, janë për të qeshur dhe thjesht ca ` fake news`. Me pak fjalë, sipas tij, një humbje e çuditëshme dhe  e turpshme e kohës. Njerëzit, me sa duket, nuk lodhen kurrë me gjëra të tilla.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF