Produksioni i “DWTS” i përgjigjet Almedës 0 1340

Pakënaqësia e shfaqur hapur nga Almeda ditën e largimit nga Shqipëria bëri bujë në rrjetet sociale. Sot “DWTS” i është përgjigjur akuzave të saj ndaj produksionit. Këta të fundit kanë publikuar faturat e paguara për moderatoren e spektaklit.

Almeda Abazi, nëpërmjet një postimi në Instagram, tregoi gjithë acarimin e saj me produksionin e “DWTS” për shkak se ajo kishte paguar me paratë e saj shishet e ujit që ka pirë në hotel gjatë qëndrimit në Tiranë, teksa ishte e angazhuar me prezantimin e spektaklit. Mërzisë së moderatores bukuroshe i ishte shtuar edhe mungesa e mikpritjes ndaj bashkëshortit turk, Tolga Me gjasë edhe aktori i njohur është zhgënjyer, pas përshkrimit të Almedës, me siguri ka ndeshur një realitet ndryshe nga ai që ka pritur.

 

Previous ArticleNext Article