E çon në Barcelonë dhe i jep unazën e fejesës! Kush është çifti VIP!!!

Me gjasë  që  nga lidhja e tyre 5-vjeçare, sot ata po përjetojnë  momentet më  të  bukura.



Çifti simpatik Lindi Islami dhe Venera u njohën fare të rinj kur ishin konkurentë  në  garën “The Voice of Albania” dhe lidhja e tyre pati fillet e saj pikërisht në këtë event.

Të  dy këngëtarë  mjaft të  talentuar me një  vokal të  mrekullueshëm, hynë në zemrat e publikut edhe me çiltërsinë që i karakterizon në çdo dalje. Lindi dhe Venera pothuajse çdo moment lumturie që  ata po përjetojnë  në  pushime apo aktivitete artistike e kanë ndarë në rrjetet sociale, ku nuk mungonjnë deklaratat e dashurisë kundrejt njëri-tjetrit.

Sot ata kanë ndarë me ndjekësit e tyre foton më kuptimplotë. Dy duar të bashkuara me diçiturën “Përgjithmonë”. Djali simpatik edhe këtë herë qëlloi në shenjë, një propozim për fejesë në Barcelonë.

Bordo uron çiftin në këtë ditë të veçantë të dashurisë së tyre! Urime!

Previous ArticleNext Article