Dua Lipa nuk i lë vend imagjinatës, i nxjerr të gjitha! 0 596

Ajo i qëndroi pranë të dashurit të saj Isaac Carew pasi ai i mohoi thashethemet se e kishte tradhëtuar Duan. Këngëtarja dhe modeli i saj bukurosh u shfaqën në New York të mërkurën, në eventin e organizuar nga Revista V, ku Dua Lipa është pjesë e kopertinës.

 

Jeta dashurore e këngëtares kosovare nuk ishte e vetmja gjë që bëri bujë gjithësesi, por edhe fustani i saj polka, i cili tregonte shumë. Fustani i hapur me një krah ishte i kapur me anë të një fjongoje të zezë në njërën anë që i jepte një pamje moderne. Bukuroshja 22-vjeçare tregoi këmbët e saj të gjata me fustanin joshës, duke rrezikuar të tregonte më shumë seç duhet. Veshjes I kishte shtuar bukur një beretë të verdhë dhe një palë taka me platformë të lartë.

Duke lënë pas thashethemet e tradhëtisë, Dua e lumtur nuk është ndarë nga krahët e të dashurit të saj. Më herët atë ditë, dy zogjtë e dashuruar shijuan një drekë romantike tek ‘Russ & Daughters Café’.

Thashethemet për një tradhëti qarkulluan pasi Isaak ishte filmuar në klubin e natës  G-A-Y Late duke vallzuar me një vajzë misterioze nën tingujt e këngës “ONE KISS” të Duas në Bashkëpunim me Calvin Harris.

Isaak tha; Nuk dua të mendoni se Dua rri me dikë që nuk e do apo respekton atë. Gjithçka është keqkuptuar. Unë isha me një shoqe dhe duke qenë se ishte shumë zhurmë, thjesht iu afrova afër veshit për t’i thënë diçka”.

‘Ne u ndamë për shkak të programeve të ngjeshura që kishim duke qenë se nuk mund të rrinim shumë kohë bashkë.’

Fatmirësisht dashuria jonë është më e fortë.

Previous ArticleNext Article