Armina Mevlani duket sikur i ka të gjitha, por ja si qendron e vërteta!

Pjesa më e madhe jona mendojnë se Armina Mevlani i ka të gjitha, por mesa duket nuk është kështu. Ajo është e bukur, e suksesshme, e famshme dhe në prag të martesës me një nga meshkujt më të lakmuar të Shqipërisë, por sërisht ajo ka ditët e saj të këqija. Ndoshta sot është një nga ato ditë edhe pse ne nuk e dimë arsyen e kësaj dhe Armina ka vendosur të ndaj me ne një mësim jete.

E ulur në një shkallare mbi det, me shikim të ngulur në horizont, Armina ka pasur një moment të veçantë që mesa duket e ka bërë mirënjohëse për të gjitha ato që ka në jetë.

Fotoja e bukur që ajo ka shpërndarë në Instagram shoqërohet me një shkrim në anglisht që ne jua sjellim të përkthyer.

“Jeta do të jetë gjithmonë me ulje ngritje, jeta e askujt nuk është e përsosur edhe pse mediat sociale e bëjnë të duket ashtu. Më e rëndësishmja në çdo moment është që të jemi falenderues për atë që kemi. Falenderues që jemi gjallë, kemi shëndet dhe kemi dashuri  ( nga familja, shokët, partnerët dhe kafshët tona)”- ka shkruar Armina në foton e saj.



Me këto rreshta ajo na ka treguar që ajo që të tjerët shikojnë nuk është gjithmonë e vërteta. Këto vargje janë të vërteta edhe pse të duket shumë e çuditshme që një njëri që në pamje të parë ka gjithçka të ndjehet kështu, por mesa duket në fund të ditës të gjithë jemi të ngjashëm dhe Armina qënka fiks si ne!

Previous ArticleNext Article