KreuCelebrity

Historia e dashurisë së Victoria dhe David Beckham në 19 foto!

Kanë kaluar më shumë se 2 dekada që kur David asokohe një prej futbollistëve më të njohur në botë, u dashurua me bashkëshorten e tij Victoria,  vetëm duke e parë nga ekrani. Sa e 5uditshme aq edhe romantike, historia e tyre e dashurisë është ndër më të bukurat që kemi dëgjuar.

Futbollisti i njohur nuk e kishte takuar kurrë këngëtaren e “Spice Girls”, por mjaftoi vetëm të shihte një këngë të vajzave nga ekrani që të kuptonte se Vic, apo Posh do të ishte gruaja e jetës së tij. Më tej rastësia e deshi që David dhe Victoria të takoheshin në një club, duke kërcyer e dëfryer, të dy të dehur, por mesa duket mjaftueshëm esëll, sa për të kuptuar që prej asaj dite ata do t’i përkisnin njëri-tjetrit…Për të dy ishte dashuri me shikim të parë…

Dhe ja tek janë sot, me nga një gotë verë në dorë, duke festuar 19 vite, që prej ditës kur i thanë Po njëri tjetrit, para Zotit e para dëshmitarëve. Prindër të lumtur të 4 fëmijëe, biznesmenë të suksesshëm dhe bashkëshortë perfektë, çifti Beckham duket se kanë jetën dhe historinë e dashurisë si në përralla. Për të gjithë romantikët, ne ju sjellim ‘love-story-n’ e çiftit të famshëm, nëpërmjet 19 fotove më të bukura të tyre.

Rroftë dashuria!

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF