Kush janë gurët fatsjellës dhe vetitë përkatëse

Kristalet dhe gurët e çmuar nuk kanë vetëm atë efektin shkëlqyes, pjesa më me rëndësi e tyre janë si elementët shërues, qetësues dhe fatsjellës që ata përcjellin, por jo të gjithë i dimë saktësishtefektet e tyre përkatëse.

Lithotherapia është praktika që tregon se disa gurë kanë veti të ndikojnë te organizmi ynë. Fjala Lithotherapi vjen nga greqishtja dhe do të thotë “metodë që shëron nëpërmjet përdorimit të gurëve”.

Pasi zgjedhim gurët fatsjellës, mund t’i vendosim nëpër byrzylykë, unaza, varëse apo vathë. Edhe pse lithotherapia është një mjekësi alternative e re, personat që e ushtrojnë mund të japin këshilla dhe mund të propozojnë seanca me gurë për të larguar të këqija madje dhe çlodhur muskujt.

Ja gurët më të përdorur që sjellin fat

Kuarci rozë, gurë i butësisë dhe dashurisë. Falë këtij guri mund të rigjeni energjinë dhe rehatinë pas një shoku të kaluar apo pas emocioneve të forta.

Kalciti blu, guri i komunikimit verbal. Ky gur të ndihmojë të shprehesh në publik dhe të largosh stresin.

Garneti i kuq, guri i energjisë jetësore. Ai është ambivalent, pasi forcon organizmin dhe rregullon seksualitetin

Citrini natyral, guri i shkëlqimit personal, të ndihmon për t’u ndierë i sigurt në vetvete.

Kornalini, guri i feminilitetit. Të ndihmon të pajtohesh me sensualitetin tënd dhe të kesh më shumë vetbesim

Ametisi, guri i paqes. Të ndihmon të gjesh paqen brenda vetes dhe me të tjerët

Lapis lazuli, guri që lidhet me energjinë e kozmosit. të ndihmon të shohësh më qartë dhe projektet që duhet të ndërmarrësh

 

Kuarci, të qartëson mendimet. Largon mendimet e këqija dhe të ndihmon të bësh zgjedhjet e duhura.

Labradoriti, guri që të qetëson idetë e errëta, të bën të sigurohesh dhe të mos mendosh më negativisht.

 

 

Amazoniti, guri i hapjes së zemrës. Të ndihmon të kesh një marrëdhënie më të mirë me të tjerët, të kalosh periudhat e mosbesimit dhe të dyshimit.

Previous ArticleNext Article