Sara dhe Ledioni më në fund pushime vetëm si çift, por paskan një problem!

Sara dhe Ledioni tashmë prindër të Londonit 2-vjeçar, që prej ardhjes në jetë të të birit, të gjitha ditët, netët, fundjavat, edhe pushimet kanë qenë padiskutim nën shoqërinë e të voglit. Çdo udhëtim që çifti ka patur jashtë vendit, i vogli London ka qenë bashkëudhëtari i tyre që kur ishte fare pak ditësh.

Por duket se mami dhe babi kanë marrë pak kohë, për të kaluar disa ditë romantike duke ju përkushtuar vetëm njëri tjetrit. Trashëgimtarja e Top Channeld dhe moderatori kanë zgjedhur destinacionin luksoz të Antibes (Francë), për pushimet e tyre në çift, por duket se paskan një problem. Tashmë të ç’mësuar vetëm dhe totalisht pa impenjime, duket se çifti nuk di si ta shpenzojë gjithë atë kohë të lirë.

Sara postoi një foto në instagram, ku ndodhej sëbashku me Ledionin në jaht. “Kur udhëton vetëm si çift, pas dy viteve duke mos ditur ç’të bësh me gjithë atë kohë të lirë”; shkruan Sara të cilën ne që jemi prindër ja kuptojmë fort mirë hallin, duke qenë se koha e lirë për një mami është një term që haset modestisht pak gjatë mëmësisë.

 

Previous ArticleNext Article