Ja urimi special i Georgina Rodriguez për kalimin e Ronaldos te Juventus!

Transferimi i yllit të futbollit ishte lajmi më i bujshëm dhe i përshëndetur fort nga të gjithë fansat e tij. Tani gjërat janë drejt finalizimit dhe Ronaldo, i shoqëruar nga djali dhe e dashura Gerogina Rodriguez bëri dje analizat mjekësore në Itali, pjesë e procedurave për kalimin te Juventus.

Për këtë lajm kaq të rëndësishëm nuk mund të mos mungonte urimi special i Georginas. Ajo ka publikuar një foto në InstaStory, me Ronaldon dhe djalin e tij Ronaldo JR.

Georgina jo rastësisht ka zgjedhur foton kur Ronaldo Jr mban veshur fanellën e Juventus, dhe në fakt të tre sëbashku duken aq të lumtur.

“Burrat e jetës sime. Urime dashuria ime”, – shkruan modelja.

Previous ArticleNext Article