KreuStil Jetese

Mëngjes, pas dreke apo në darkë, kur është koha më e mirë për të vrapuar

Edhe kur gjen motivimin dhe vullnetin për t`i shkuar deri në fund, ndonjëherë është e vështirë ta përcaktosh saktësisht se kur do të ishte më e përshtatshme të mbathje atletet e të dilje për vrap. Shumë të afeksionuar pas jogging-ut do të thoshin pa hezituar: mëngjesi. Është fresk dhe një mënyrë e mirë për të vënë në lëvizje organizmin.

Por duhet pasur gjithmonë parasysh se trupi reagon në mënyra të ndryshme ndaj aktivitetit fizik në raport me orarin kur ky praktikohet. Dhe kur dëshiron të vraposh me të zbardhur dita, duhet ta hidratosh organizmin që ka humbur lëngje gjatë natës, ndaj do të ishte mirë të shmangej kafeja e cila dehidraton akoma më shumë, por në vend të saj të merreshin nja dy gota ujë.

Ka njerëz që ndihen më rehat me vrapin e pasdites; muskujt janë më të lëshuar se në mëngjes dhe trupi reagon më shumë. Në këtë rast, lejohet dhe një stërvitje më e rëndë, por rregulli  e do që të pritet 30-45 minuta pas ngrënies së një vakti të lehtë dhe një deri në dy orë pas një dreke te bollshme.

Të vraposh në darkë të lejon shkarkimin e stresit të ditës, pra me pak fjalë clirimin e mendjes. Puna është se në këtë rast duhen shmangur seancat shumë impenjative nga pikëpamja fizike për të mos vënë në lëvizje hormonet e prodhuara nga trupi për t`I bërë ballë stresit, që nuk të lënë pastaj te flesh gjumë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF