Tre yje në një foto, Loriku ka ditelindjen, Ilir Shaqiri na përshëndet me një superfoto

Tre yje në një foto. Të tre të mrekullueshëm, të aftë dhe na kanë bërë të ndjehemi shumë krenarë me arritjet e tyre në karrierë. Bëhet fjalë për Lorik Canën, Ilir Shaqirin dhe Igli Taren.

Dy prej tyre futbollist të njohur, ish – kapitenë të Kombëtares Shqiptare dhe me arritje të shkëlqyera dhe njëri balerinë që me performancat e tij ka lartësuar emrin e Shqipërisë.
Këtë foto të bukur e ka ndarë me ne Ilir Shaqiri në faqen e tij zyrtare të Instagramit. Është një foto e bërë gjatë dasmën së Kledi Kadiut, koreografit shqiptarë shumë të famshëm, me një karrierë shumë vjeçare në shtetin fqinj, Italinë.


Ajo që është me e veçanta e kësaj fotoje është që njëri prej tyre ka ditëlindjen. Bëhet fjalë për Lorik Canën. Pikërisht këtë foto ka zgjedhur Iliri për të uruar mikun e tij.
“💯 o Shqipe 👐 @lorikcana” , – ka thënë koreografi bashkëngjitur fotos.


Ndërkohë Loriku në faqen e tij zyrtare të Instagramit ka marrë disa mesazhe të ndjera urimi nga fansat e tij. Cana ka vendosur të nxjerrë një postim ku i falënderon të gjithë në disa gjuhë, por më siguri urim më simpatik sesa ky i koreografit nuk ka marrë!
Një foto që i thotë të gjitha!

Previous ArticleNext Article