Alban Skënderaj publikon foto i mërzitur, Bes Kallaku zbulon arsyen që fshihet pas saj!

Alban Skënderaj ka fituar zemrat e të gjithëve me muzikën e tij dhe veprimet e tij janë në qendër të vëmendjes të fansave.

Këtë herë vëmendje të veçantë ka marr një foto e tij, të cilën ai e ka publikuar në Instagram. Një fans shumë i veçantë u shqetësua për mënyrën sesi dukej Albani në këtë foto. Ka qenë Bes Kallaku që nuk lë t’i shpëtojë asgjë kur bëhet fjalë për të bërë humor.

Në foto Albani ka pamje serioze qe deri diku duket edhe si i mërzitur dhe Besi nuk mund ta linte pa komentuar këtë gjë. “Ai momenti që e ke lon me të zotin e dasmës pa pazar, veç me lekt e hudhme edhe ata nuk hedhin kokerr leku” – shkruan Besi dhe komenti i tij ka shkaktuar të qeshura pafund!

Të gjithë duhet të bëjnë kujdes nga Besi se mesa duket e ka vendosur të mos lërë asnjë rehat këtë verë!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article