Pasi pushtoi pasarelat dëshiron të pushtojë ekranet, Gigi Hadid tregon pasionin e saj!

Supermodelja Gigi Hadid është në majë të listës të modeleve më të kërkuara dhe më të paguara, por ajo tani ka vendosur t’i hedh sytë diku tjetër! Pasi ka pushtuar pasarelat ajo dëshiron të pushtojë ekranet. Hadid ka vendosur të ndryshojë profesion dhe të bëhet aktore.

Në një intervistë për Pirelli, Hadid tha se synonte të ndiqte gjurmët e modeleve Tyra Banks dhe Cara Delevingne, por kurrësesi nuk pranon një rol që i jepet për shkak të oamjes së saj ose nëse është i bazuar në bukurinë e një femre.

“Unë dua shumë të aktroj, por vetëm kur të dëgjoj për role për të cilat jam me të vërtetë e interesuar atëherë do të pranoj. Dua të tregohem e zgjuar dhe të luaj karaktere për të cilat me të vërtetë jam e interesuar. Do të preferoja të bëja një ose dy filma të mrekullueshëm në jetën time, në vend që të bëja një mori filmash të rëndomtë.” – ka thënë Gigi dhe kë nëtë mënyrë i ka lënë rrugën të gjithë producentëve t’i bëjnë oferta në të ardhmen!

Previous ArticleNext Article