KreuCelebrity

Në familjen Kardashian qenka “thyer” një zemër!

Më e madhja e Kardashianëve ndahet me të dashurin 14 vjet më të vogël. Lidhja e Kourtney Kardashian me Youndes Bendjima ka marrë fund. Burime për TMZ tregojnë se ishte zgjedhje e Kourtney që lidhja të merrte fund. Kështu të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Bukuroshi Bendjima  është pare në Meksikë ku po shijon momente nën shoqërinë e disa vajza të reja. Njëra prej femrave që është fotografuar duke e përqafuar quhet Jordan Ozuna dhe është ish- e dashura e Tyga dhe Justin Bieber.

Kourtney me siguri po kalon momente të vështira, kujtojmë që pak ditë më pare u tha që ka part zëenka edhe me familjen e saj, me siguri pasoje e problemeve ne jetën e saj sentimentale.

Kourtney dhe  Youndes Bendjima u lidhën në 2016 kur ylli i “KUWTK” u takua me modelin e Balmain dhe Givenchy në javën e modës së Parisit. Para pak javësh, ata u fotografuan duke kaluar disa momente romantike në Itali, së bashku me fëmijët e Kourtney, por tanimë jetët e tyre kanë vijuar në drejtime të ndryshme.