9 teoritë e konspiracionit më qesharake për familjen mbretërore 0 451

A ju ka rastisur ndonjëherë të lexoni artikuj të çuditshëm në lidhje me familjen mbretërore? Do të ishte çudi nëse do të thoshit jo, sepse internet është i mbushur me teori nga më të ndryshme për familjen mbretërore. Nga fëmijët e jashtëligjshëm dhe deri tek alienët që ndryshojnë formë, ju sjellim disa nga teoritë më të përhapura dhe më të çuditshme që interneti na ofron!

 


.
Mbretëresha është alien formëndryshues!

E lexuat shumë mirë. Mendohet që mbretëresha është një alien që ndryshon formë dhe kthehet në reptile. Është e pabesueshme, por kjo është mendja e komplotistëve. Sipas tyre, familja mbretërore rrjedh nga një përzierje e njerëzve me alien reptilë. Me siguri që kështu është….

Pjesëtarët e familjes janë të gjithë pjesë e Iluminatit

Krahë për krahë me teorinë e reptilëve alienë është teoria që të gjithë pjesëtarët e familjes mbretërore janë pjesë e Iluminatit dhe kështu është si e kanë marrë fuqinë e tyre.

Princesha Diana dhe princi Çarles kanë një vajzë sekrete

Në 2014 kjo histori mori dhenë. Gjithandej flitej se Diana dhe Çarles kishin një vajzë si pasojë e farëzimit In Vitro. Vajza supozohej të kishte lindur përpara Princiit William. Sipas teoricienëve, princesha kishte shkuar për një vizitë tek një gjenekologë përpara se të martohej me princin Çarls për të vërtetuar nëse ishte e aftë për të bërë fëmijë. Doktori mori disa nga vezet e saj të fekonduara me spermën e Çarlsit dhe detyroi gruan e tij që të mbante këtë fëmijë të cilën e quajtën Sarah.

 


Princi Çarles është vampir!

Nuk ka rëndësi nëse vampirët janë ose jo të vërtetë. New Idea raporton se Princi Carls është pjesë e familjes së Vlad, princit rumunë që ka inspiruar filmin Drakula. Teoricienët e kanë bërë këtë lidhje sepse famija mbretërore ka një problem që quhet Porphyria, një defiçencë hekuri, e cila e bën lëkurën sensitive nga rrezet e diellit!

Kate Middleton përdori një nënë surrogat

Pasi Kate Middleton solli në jetë princeshën Charlotte mediat u çmendën dhe nxirrnin teori që dukesha nuk kishte qenë asnjëherë shtatëzënë, që kishte vendosur bark fallco dhe kishte përdorur një nënë surrogatë dhe e gjitha kjo sepse ajo dukej shumë mirë disa orë pas lindjes.

Mbretëresha Elizabeta I ishte William Shekspir

Gjithmonë ka pasur shumë teori mbi identitetin e vërtetë të Ëilliam Shekspirit. Mendohet që ajo mbajti identitetin e një mashkulli sepse një femër nuk do të pranohej në atë kohë si shkrimtare.

Princ Harry nuk është djali i Princit Charles

Prej shumë vitesh qarkullojnë zëra që Harry nuk është djali i princit Çarles. Thuhet që babai i Harryt është James Hewitt me të cilin Diana ka pasur një lidhje jashtëmartesore. Në 2017 Hewitt në një intervistë tha që Harry nuk ishte djali i tij edhe pse dyshohej për të kundërtën.

 

Prince George kishte një binjak

Një teori tjetër shumë e përhapur është që Kate Middleton lindi binjakë, princin George dhe binjakun e tij, i cili vdiq gjatë lindjes.

Meghan Markle është robot

Një teori shumë e përhapur është që Meghan Markle është robot. Tingëllon çmenduri, por njerëzit mendojnë që ajo ishte robot kur u shfaq në Britain’s Got Talent. Në fakt ky keqkuptim lindi sepse në atë spektakël nuk ishte vërtetë Meghan, por një statujë dylli e saj. Sidoqoftë kjo nuk i ndaloi komplotistët të thonin që dukesha ishte robot.

Previous ArticleNext Article