KreuStil Jetese

Çizmet duhen patjetër këtë vjeshtë, ja si t’i vishni

Është koha për të filluar të mendoni se çfarë do t’i shtoni garderobës suaj për stinën që po vjen. Një nga elementët e domosdoshëm për stinën e vjeshtës janë çizmet deri tek kavilja. Lehtësisht të kombinueshme, por edhe shumë në modë, ne do t’ju tregojmë disa mënyra si t’i kombinoni.

Stiloni çizmet me takë stiletto me një palë xhinse blu për një pamje që duket shumë bukur edhe gjatë ditës edhe darkave.

Një fustan me ngjyra me çizme të bardha do të dukej shumë bukur.

Xhinse boyfriend me një bluzë që anon nga stili mashkullor me çizme të tilla do të dukeshin një mrekulli.

Çizme cowboy dhe një fustan? Jepini, çfarë po prisni?

Kjo është një veshje tranzitore. Kur të ulen temperaturat, hidhni shpatullave një pardesy të hollë.

Shtoni ngjyra në një veshje totalisht të zezë me një palë çizme të kuqe.

Ngjyrat metalik janë një nga trended më të bukura të vjeshtës. Zgjidhni çizme me ngjyra metalike që të bëjnë veshjen tuaj të dukshme mes mijërash të tjera.

Asnjëherë nuk mund të gabosh me çizme të zeza lëkure. Këto çizme shkojnë me gjithçka duke filluar nga xhinset dhe deri tek fustanet.

Shihni Bella Hadid për të arritur këtë look.

Këto çizme me një fund mesatarisht të gjatë ose me xhinse.

 

Fund i ngushtë, bluzë dhe çizme të zeza lëkure, për t’u dukur e mrekullueshme edhe në punë!

 

Ngjyrat nude ecin përkrahë klasikeve të përjetëshme siç është e bardha dhe e zeza. Me çizme nude do të dukeni shik dhe ç’ është më e mira është që do t’i kombinoni me gjithçka që keni në dollap.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF