KreuStil Jetese

Përbërësit që duhet të ketë kremi juaj për eleminimin e strijave

Strijat e lëkurës janë vërtetë të tmerrshme. Askush nga ata që i ka nuk i pëlqen dhe pa përjashtim të gjithë duan t’i zhdukin. Produktet që garantojnë heqjen e tyre janë të shumta dhe çmimet variojnë nga disa mijë në dhjetra mijë lekë, por e vërteta është që shumë pak prej këtyre produkteve funksionojnë dhe për më tepër, ato që funksionojnë s’japin asnjëherë 100% rezultat.


Për eleminimin e strijave të lëkurës kanë folur shumë, por këtë herë dermatologia Audrey Kunin vjen me disa këshilla kur vjen puna tek blerja e produkteve për eleminimin e strijave.
“Strijavet shkaktohen nga ulja dhe shtimi shpejtë në peshë. Kolagjeni në lëkurë nuk përgjigjet si duhet kundrejtë këtyre ndryshimeve dhe kjo shkakton humbje të elasticitetit të lëkurës. Krijimi i strijave është edhe gjenetik” – thotë dermatologia Kunin kur pyetet për shkakun e formimit të tyre.


Përsa i përket produkteve për strijat Kunin këshillon përbërës që ndihmojë në mbajtjen dhe krijimin e kolagjenit. “Kombinim i Vitaminës C dhe peptiteve është ideali sepse ky kombinim ndihmon në forcimin e kolagjenit”.
Sipas dermatologes produktet që premtojnë eleminimin e strijave nuk janë të garantuar që do të funksionojnë sepse nuk janë bërë studime mjaftueshëm mbi këtë çështje, por për të qenë të sigurt që do të merrni njëfarë rezultati duhet me patjetër që kremi ose locioni që do të blini të kenë në përbërje retinol ose retinaldehyde. Përsa i përket retinolit ai duhet të jetë në masën 1%, në këtë mënyrë ai do të bëjë të mundur zhdukjen e tyre dhe do të bëjë lëkurën të duket më e lëmuar.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF