Scarlett Johansson aktorja më e paguar në botë

Aktorja bukuroshe Scarlett Johansson ka kapur majat e suksesit me rolin e saj për të shpëtuar botën në ‘Avengers”, duke u bërë kështu aktorja më e paguar në botë, sipas revistës Forbes.

Johansson pas këtij roli ka fituar 40.5 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar, sipas vlerësimeve vjetore të revistës.

Ajo pasohet në renditje nga Angelina Jolie me 28 milionë dollarë në saj të pagës së saj për Maleficent 2, e ndjekur nga Jennifer Aniston.

Gal Gadot e Wonder Woman është emri i vetëm i ri në listë, e cila zë vendin e 10-të. E ndërsa aktorja Emma Stone, e cila mori vendin e parë në listën e vitit të kaluar pasi shkëlqeu në ‘La La Land’, tani ka rënë plotësisht nga Top 10.

Lista e Forbes për aktoret më të paguara në botë në 2018

1.Scarlett Johansson – $40.5m

2.Angelina Jolie – $28m

3.Jennifer Aniston – $19.5m

4.Jennifer Laërence – $18m

5.Reese Witherspoon – $16.5m

6.Mila Kunis – $16m

7.Julia Roberts – $13m

8.Cate Blanchett – $12.5m

9.Melissa Mçarthy – $12m

10.Gal Gadot – $10m

Previous ArticleNext Article