Samanta e ‘Sex & The City’ tregon refuzimin më të shëmtuar që i është bërë

Në serialin televiziv shumë të njohur “Sex and the City”, Kim Cattrall interpretonte rolin e Samantha Jones, e cila karakterizohej nga sensualiteti, joshja dhe ‘shpirti i lirë’.

Por, pavarësisht kësaj, aktorja ka rrëfyer në profilin e saj në Twitter një refuzim paradoksal për një rol, në të shkuarën. “U zëvendësova në një projekt televiziv nga një shef i rëndësishëm i një rrjeti, sepse më tha që nuk kisha sex appeal”, ka rrëfyer aktorja.

Cattrall, e cila festoi 62 vjetorin më 21 gusht, ka dashur të ndajë me ndjekësit e saj këtë eksperiencë personale, duke marrë pjesë në iniciativën sociale #ShareYourRejections (ndani refuzimet tuaja) në të cilën shumë personazhe të njohur kanë folur për refuzimet që kanë pësuar gjatë karrierës së tyre. E ndërsa te samanta gositi fort ky shkak: “Nuk më morën në një projekt se nuk iu duka seksi”.

Ja pra preferencat janë të ndryshme!!

Previous ArticleNext Article