Djali i Adelina Ismajlit është bërë kopje e mamit!

Ai tashmë ka hyrë në vitin e dytë të jetës, por mami duket se ēshtë tejet supersticioze për të ndarë shpesh foto të të birit Uliks nëpër rrjete sociale. E në raste të tilla janë tezet ato që gjithmonë thyejnë rregullat që vendosin mamat për të vegjlit e tyre. Dhe ja, tezja e Uliksit, Zanfina ka postuar një foto të tij dhe ne nuk mund të mos vinim re ngjashmërinë e madhe që ai ka me mamin Adelina.

 

I vogli i këngëtares është bërë një vogëlush shumë bukurosh, dhe me flokët që tashmë i janë rritur  e që ka qenë tezja me siguri që ja ka kapur edhe në dy bishtaleca, por që Uliksi duket kaq i ëmbël.

Genet e bukura të famijes kanë zënë vend në Uliksin e vogël që na i kënaqi sytë me këtë foto!

Adelina u bë nënë më 18 prill 2017, ku sëbashku me bashkëshortin Valin mirëpritën fëmijën  e tyre të parë!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article