Iu rikthye aktrimit në Durrës dhe u vlerësua me çmim në Korçë! Është rasti i aktores Monika Lubonja, e cila u shfaq në skenën e teatrit pas një mungesë të gjatë me komedinë “Komedia që shkoi për dreq”, të regjisores Driada Dervishi.
Ajo është vlerësuar dje në mbrëmje në Festivalin Koko Fest, në Korçë, në edicionin e pestë të tij me çmimin “Aktorja më e mirë jo protagoniste”! Por, Monika edhe pse ka qenë pjesë e Festivalit duket se lajmin e ka marrë vesh nga mikesha e saj, aktorja Olta Daku.
Në një status të saj në rrjetin social Facebook, Monika tregon episodin, si dhe falenderon të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim. “Motër- më tha mikja ime më e mirë Olta – “Urime, ke marrë Çmimin si Aktorja Më e Mirë Joprotagoniste në Kokofest”! – Mbeta pa frymë! Pastaj një vrull ndjenjash: Emocion, gëzim, keqardhje që nuk isha aty…Kryqëzova duart dhe thashë: Faleminderit o Zot që më bëre të ribesoj sërish! Më ktheve dëshirën për të punuar më fort!”- shprehet Lubonja. Në këtë status mirënjohja e saj shkon për familjen dhe bashkëpunëtorët.
Monika Lubonja vjen në komedi, pas angazhimit të saj si drejtore e Qendrës Kombëtare të Kulturës, ku spikati për aktivitetet e panumërta që bëri dhe mjaft të suksesshme, duke lënë nëj gjurmë në këtë institucion, të cilin shumica para saj e përdorën vetëm për te marrë rrogën! Ndërkaq, në sezonin e ri televiziv në telvizionin Klan, Monikën do ta shohim edhe si sfidante, si pjesë e konkurrimit në spektaklin “Dance With Me” të dyshes Vera Grabocka-Alketa Vejsiu!


Martohet Rona Nishliu; ja si duket nuse




Kelvi Kadilli: Ëndrra ime vazhdon


Rreperi 26-vjeçar vdes nga overdoza!



10 gjërat që nuk dini për Lori Hoxhën








