Merr fund lidhja e shumëpërfolur, moderatorja ndahet nga partneri

 

Një tjetër histori dashurie ka përfunduar së fundmi. Bëhet fjalë për shoëgirl-in e njohur italian Belen Rodriguez dhe partnerin e saj Andrea Iannone që sipas zërave më të fundit i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Kësaj here thuhet se kjo zgjedhje e çiftit është përfundimtare dhe se nuk bëhet fjalë për një krizë të radhës. Disa burime pranë argjentinases kanë trguar se ka qenë zgjedhja e Belen për t’i dhënë fund historisë së saj të dashurisë. Nuk është hera e parë që qarkullojnë zërat për një ndarje të mundshme mes moderatores dhe pilotit italian por duket se kësaj here gjërat janë të ndërlikuara. Të përditshmet italiane shkruajnë se ndarja ka ndodhur pas kthimit të çiftit nga pushimet e kësaj vere në Ibiza.

Edhe pse asnjë prej palëve nuk ka konfirmuar ende lajmin ndonëse miqtë e Belen Rodriguez thonë se për të dhe Andrea Iannone nuk ka më kthim pas.

Previous ArticleNext Article