KreuStil Jetese

Sot Ergi Dini do të mbushte 24 vjeç! E motra prek me dedikimin e ndjerë

Këngëtari i ndjerë Ergi Dini ditën e sotme do të festonte 24-vjetorin e lindjes nëse natën e 21 nëntorit 2016 nuk do të ndodhte tragjedia që do t’i merrte jetën.

Në një dedikim prekës për të kujtuar vëllain e saj të ndjerë, e motra- këngëtarja e njohur Barbana Dini- ka shkruar disa rreshta për të. “Cdo vit mezi prisja oren 00.00 te kesaj nate per te uruar ditelindjen!Sot eshte ditelindja jote e 24!Po behen 2 vite qe pres te “zgjohem”nga ky makth i tmerrshem.Ishe gjeja me e bukur qe me ndodhi ne kete jete por edhe dhimbja me e madhe…nuk u ngopem me ty!Ke qene je dhe do te mbetesh dashuria ime me e madhe,pika ime e dobet!Nuk do mundem kurre ta pranoj humbjen tende Ergi…”

Ergi Dini humbi jetën në një aksident me motorr në qendër të Tiranës së bashku me mikun e tij Kejdi Halili. Dy të rinjtë nuk arritën tu mbijetonin plagëve të marra nga aksidenti, duke humbur jetën pak orë më pas.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF