KreuStil Jetese

Fundjava e VIP-ave: Ja ku janë arratisur personazhet publike

Fundjava për shumicën e personazheve ka një emërues të përbashkët: larg kryeqytetit dhe përditshmërisë. Edhe këtë fundjavë VIP-at kanë zgjedhur të arratisen jashtë kryeqytetit dhe madje edhe jashtë vendit. Shihni ku e kanë kaluar fundjavën:

Alban Skënderaj, Miriam Cani

Albani dhe Miriami nën shoqërinë e miqësve të ëtyre Dj Olti dhe bashkëshortes së tij balerinës Lori Bala kanë zgjedhur që këtë fundjavë të udhëtojnë jashtë vendit. Bashkë me ta ka qenë edhe vëllai i këngëtarit vlonjat, Taulanti. Destinacioni i grupit ka qenë Venezia, Itali.

Ilda Bejleri dhe Vilma Masha

A quhet pushim kur udhëtohet jashtë vendit për punë? Gazetaret sportive Ilda Bejleri dhe Vilma Masha kjo fundjavë i ka gjetur në krye të detyrës në Izrael për shkak të ndeshjes së futbollit të kombëtares shqiptare që u luajt këtë fundjavë atje. Sigurisht që qëndrimin atje gazetaret e njohura sportive  ekanë shfrytëzuar për të vizituar vendin.

Orgesa Zaimi

Orgesa Zaimi dhe dy fëmijët e saj Bora dhe Kroni kanë vizituar këtë fundjavë një fermë kafshësh.

Gentian Zenelaj

Aktori i njohur dhe njëkohësisht bashkëdrejtuesi i emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan, Gentian Zenelaj kjo fundjavë e ka gjetur jashtë vendit, në Venezia të Italisë.

Fjodora Fjora

Gazetarja e emisionit “Chic” në News 24 këtë fundjavë ka udhëtuar jashtë Tiranës në një vend bregdetar dhe nga fotot e publikuara në rrjetet sociale shihet teksa shijonmëngjesin dhe pamjen në destinacionin e zgjedhur.

Blendi Fevziu

Gazetari i njohur i “Opinion” njihet për pasionin për udhëtimet jashtë vendit, Destinacioni i radhës ka qenë Spanja, prej nga ku Blendi po publikon edhe foto e video në Instagram.

Jona Spahiu

Jona Spahiu të dielën e ka kaluar me familjen e saj të re e të vogël. Ajo, bashkëshorti Frenkli dhe djali i vogël 1 muajsh Raiden kanë shijuar një xhiro nën diellin e tetorit në kodrat e Liqenit në Tiranë.

Saimir Tahiri

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri që prej largimit nga detyra e ministrit po shijon aventurat dhe eksplorimin e vendit. Nisur nga fotoja e publikuar në rrjetet sociale Tahiri shihet duke kalëruar, që duket se është një nga pasionet e tij.

Inva Mula

Sopranoja e njohur Inva Mula këtë fundjavë e ka kaluar në bregdet. Vetë Inva ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet vajza e saj e vogël Nina teksa shijon pamjen e detit dhe të perëndimit.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF