I çudit të gjithë! Si rrallë herë, Vis Bajraktari shpreh publikisht dashurinë për Lorin 0 975

Lori Hoxha feston sot ditëlindjen dhe mbush 25 vjeç. Me këtë rast, i dashuri i saj që nga koha e gjimnazit, Vis Bajraktari nuk ka mundur ta mbajë për vete dashurinë dhe dedikimin por i ka thënë dy fjalë romantike në Instagram. Nën një foto kur çifti shihen duke u puthur, ndërsa Lori i qëndron ulur në prehër partnerit të saj, Visi shkruan “Zemra më shkon lart e poshtë kur të shoh!”.

 

View this post on Instagram

 

my heart goin up and down when it’s you i see

A post shared by Vis Bajraktari (@visbajraktari) on

Ky postim I bërë nga Visi në Instagram I ka çuditur të gjithë, kjo edhe sepse është kaq romantik. E para që e ka shprehur habinë e saj ka qenë vet motra e Lori Hoxhës, Sara e cila në koment I shkruan “Shi Visi, shi”. Indiferente nuk ka ngelur as Redia, motra më e vogël e cila komenton: “Të gjitha këto vajza janë të kripura, seppse ajo është shumë e ëmbël”.

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari janë prej vitesh në një lidhje dashurie por pavarësisht kësaj, daljet, dedikimet apo fotot e tyre janë të rralla. Tejet të kujdesshëm për ta mbajtur historinë e tyre të dashurisë vetëm për vete dhe larg syrit të publikut, çifti ngjall gjithmonë kuriozitet në ato pak momente që ndajnë ndonjëherë në rrjetet e tyre sociale.

Previous ArticleNext Article