Çdo veshje që Meghan Markle Veshi gjatë turit të saj të parë mbretëror!

Nëse për ju është një prioritet që të zbuloni se çfarë Meghan Markle veshi gjatë turit të saj të parë mbretëror atëherë këtu mund të gjeni çdo veshje të saj në Australi,  Zelandën e re, në ishujt Fixhi dhe Mbretërinë e Tongës.

Meghan e filloi ditën e pestë të turit mbretëror veshur me një fustan të zi conservative Emilia Wickstead dhe këpucë Tabitha Simmons.

Ndërsa drejtoheshin për në lojrat Invictus Meghan dhe Harry u veshën më Casual duke veshur bluza të njëjta me logon e Invictus Games.

Pasi arriti në Fixhi , Meghan veshi një fustan të bardhë nga Zimmerman dhe një kapelë nga Stephen Jones.

Në mbërritjen e saj në Zelandën e re Meghan veshi një fustan të thjeshtë ASOS, 38 pound dhe një pardesy Karen Walker.

Ditën e shtatë të turit ajo veshi një fustan të një stilisti Britanik por në ngjyrën blu të Fixhit në një përpjekje për të patur një veshje më formale.

Veshja e tretë e ditës ishte ky fustan I Jason Wu dhe vathët prej floriri.

Një veshje tjetër e ditës së dytë të turit mbretëror ishte edhe një këmishë fustan nga Brandon Maxwell.

Ditën që Duka dhe Dukesha e Sussex shpallën lajmin e shtatzënisë, Meghan ishte veshur me një pallto të gjerë të zezë dhe gështenjë.

Ditën e gjashtë të turit ajo veshi një fustan ‘casual’ për një vizitë në Ishujt Frazer të cilin e kombinoi me një palë sandale Sarah Flint dhe size dielli Karen Walker.

Për një recepsion me Kryeministrin e Zelandës së Re, Meghan veshi një palë këpucë Stuart Weitzman me një fustan blu Antonio Beradi.

Meghan Markle veshi një palë çizme Wellington të kompanisë Original Muck Boot, një bluzë të thjeshtë 35 pound dhe një palë xhinse ‘casual’ në Auckland, Zelandën e Re.

Meghan veshi xhaketën e saj Burrberry mbi një fustan krem të Brandon Maxwell.

Meghan veshi xhinset e saj ‘Harriet’ me një palë atlete adidas.

Meghan i shtoi një prekje personale pamjes së saj në turin mbretëror duke përfshirë edhe këtë kostum të bardhë që ajo e donte pa mëngë i cili kushton 455 pound.

Meghan e veshi këtë fustan të Gabriela Hearst në një mbrëmje mbretërore në Zelandën e Re.

Duke u larguar nga Aus për në Zelandën e Re, Meghan i kombinoi takat e saj Aquazzura me një fustan vishnje të Hugo Boss.

Në mbylljen e Invictus Games në Australi, Meghan veshi fustan e tretë kostum ngjyrë të gjelbër ulliri nga Antonio Beradi.

Në ditët e saj të fundit të Australi, Harry dhe Meghan morën pjesë në finalet e lojrave Invictus. Meghan veshi xhinset e saj të preferuara Outland me një xhaketë vishnje.

Meghan veshi fustanin e saj blu Veronica Beard, të rregulluar në mënyrë të tillë që të ishte brenda protokollit mbretëror.

Për eventin më glamoroz të turit Mbretëror, Meghan zgjodhi një fustan me printe zogjsh të Oscar de la Renta.

Këto xhinse të zeza nga Outland denim Meghan i veshi me një pardesy Club Monaco dhe çizme Weitzman.

Ditën e tretë të turit mbretëror ajo veshi një fustan blu të stilistes Australiane Dion Lee të cilin e kombinoi me një palë taka blu.

Në ditën e tretë të turit mbretëror Meghan i ndërroi takat me një palë sheshka të zeza të cilat I kombinoi me një fustan me kopsa Monaco dhe një pardey bezhë.

Për vizitën e saj në shkollëne vajzave MacArthurs dhe veshjen e saj të dytë, Meghan qëndroi në zgjedhjen e saj të preferuar, një fustan blu të kombinuara me një palë taka nude.

Për udhëtimin e dytë në plazh, Meghan veshi një fustan me vija ‘casual’ Martin Grant Maxi dhe këtu ajo theu protokollin mbretëror pasi ishte zbathur.

Pasi morën pak kohë nga detyrat mbretërore për të pushuar, Meghan u kthye me një bluzë të bardhë, xhinse të zeza arriet dhe një çantë nga Oroton Avalan Zip Top.

Meghan njihet për mbështetjen që u jep miqve të saj dhe turi nuk ishte një përjashtim. Në ditën e dytë të turit ajo veshi xhinse të zeza me një këmishtë të bardhë të gjerë të dizenjuara nga mikesha e saj Serena Williams.

Meghan Markle shkaktoi një stuhi në rrjetet sociale me këtë fustan pasi nuk kishte hequr etiketën.

Meghan veshi këtë fustan të bukur paksa nusëror për një darkë formale në Mbretërinë e Tongës.

Ditën e parë të turit Meghan zgjodhi të vishte një fustan të bardhë të quajtur “Blessed” nga stilistja Australiane Karen Gee dhe e kombinoi me të njëjtët vathë dhe byzylyk që Princesha Diana veshi në turin e saj në 1986-ën.

Burimi/Cosmopolitan

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article