Ami na zbulon fustanin e parë të Sia-s dhe e ka krijuar një shqiptare

Sia Mamaqi është vajza e çiftit të njohur Amit dhe Ermal Mamaqit por ndonëse ende nuk ia kemi parë fytyrën, mësuar një detaj të veçantë pas ardhjes në jetë.

Ka qenë vet Ami ajo që ka zbuluar për mijëra ndjekësit e saj fustanin e parë që ka veshur vogëlushja, fustani i cili tashmë gjendet i vendosur në një kornizë të posaçme në vilën e çiftit.

Fustani është i puniar me dantellë dhe siç na tregoi prezantuesja e njohur ka qënë dhuratë për Sia-n. Ky fustan i markës “Itty Bitty Toes” është krijuar nga një shqiptare e suksesshme që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Egreis Gjergjani e cila është shumë e njohur edhe në rrjetet sociale. Blogu dhe Instagrami i saj “thestilettomeup” është i ndjekur nga mijëra ndjekës dhe aty ajo ndan me të gjithë jetën e familjes së saj me 3 fëmijë të vegjël dhe biznesin e saj që është rritur me kalimin e kohës.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article