KreuFashion

Këto janë gabimet që bëjmë të gjithë me aplikimin e hidratuesit të lëkurës!

Zbulim: Gabimet hidratuese që bëjmë të gjithë-  përfshirë këtu aplikimin e fondatintes  direkt pas hidratuesit dhe mos përsëritja e rregullt e aplikimit të hidratuesit gjatë ditës. Ekspertja mbi kujdesin e lëkurës Sunday Riley thotë se duhet të lejoni që hidratuesi tuaj të përthithet nga lëkura. Njerëzit mund të jenë shumë ‘agresivë’ kur fërkojnë kremin në fytyrën e tyre.

Sunday  këshillon të vendosni një sasi të vogël të kremi hidratues në lëkurën tuaj gjatë ditës. Hidratimi në baza ditore është thelbësor kur bëhet fjalë për mbajtjen e lëkurës tuaj të hidratuar megjithatë, pothuajse të gjithë ne bëjmë gabime të mëdha kur bëhet fjalë për aplikimin e kremit të fytyrës – duke mos e ri-aplikuar rregullisht dhe duke qenë tepër agresive kur e fërkojmë atë.

Sunday , e vendosur në Hjuston të Teksasit, thotë se është e rëndësishme të mos e vendosni fondatinën menjëherë pas aplikimit të hidratuesit por të lejoni që hidratuesi të përthithet nga lëkura .Ajo thotë për ‘Into The Gloss’: “E vendos hidratuesin tim dhe pastaj merrem gjëra të tjera, dhe më pas vendos fondatinën, në mënyrë që kujdesi im I lëkurës të ketë mundësi të përthithet, kështu që nuk është  aq i lagësht dhe i njomë dhe nuk ndikon në aplikimin tim të fondatinës’. Sunday shpjegon se pse është e rëndësishme të aplikohet hidratuesi butësisht.  ‘Mos u bëj shumë agresiv në aplikimin e hidratuesit , sepse nëse keni inflamacion të lëkurës, nuk do të dëshironit të irritoni lëkurën tuaj.’

Ky shpjegim vjen pasi ekspertet e kujdesit të lëkurës Elena Elraie dhe Inna Orlova shpjeguan se si hidratimi në mëngjes është thelbësor për të ‘ushqyer epidermën’. Dyshja, të cilat janë themelueset e KYPWELL, këshillojnë përdorimin e një ‘hidratuesi balancues të butë’, dhe se duhet të mendoni sikur të ishte ‘palltoja’ juaj – e lehtë gjatë të nxehtit, dhe e trashë në dimër. Ata gjithashtu theksojnë rëndësinë e përfshirjes së antioksidantëve në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës, të cilat duhet të përdoren përpara hidratuesit.

Burimi/Dailymail

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF