Të gjitha herët që vipat janë veshur si Meghan Markle!

Meghan Markle është një ikonë mode e cila vishet në stilin klasik nga stilistë të shkëlqyer. Më poshtë ju paraqesim vipat të cilët jan dalluar me të njëjtën veshje si Dukesha e Sussex.

Meghan vendosi një palë vathë floriri të krijuara nga Britaniku Shaun Leane në koncertin e zhvilluar për nder të 92-vjetorit të mbretëreshës në Royal Albert Hall.

Kendall Jenner vendosi të njëjtët vathë në drekën e The Estee Edit në Londër.

Meghan e veshi këtë fustan të zi Halo Jackie O në recepsionin e Woman’s Empowerment në Prill.

Kim Kardashian veshi një fustan të tillë të bardhë në 2007-ën në festën e përvjetorit të parë të 944 Magazine në vitin 2007.

Blake Lively e veshi këtë fustan në ngjyrë të bardhë po në 2007-ën.

Meghan e veshi këtë fustan blue të errët nga Roland Mouret para dasmës së saj me Princin Harry.

Jennifer Garner veshi po të njëjtin fustan kur mori një yll me emrin e saj në  Hollyëood Walk of Fame.

Meghan veshi këtë pallto të Stella McCartney coat në Cardiff për zyrtarizimin e tretë të fejesës me Princin Harry.

Christina Aguilera e veshi këtë palltonë një event të Stella McCartney në Los Angeles.

Courtney Love e veshi këtë pallto të Stella McCartney në një event të organizuar nga YSL në javën e modës në Paris.

Meghan e veshi këtë fustan të zi të Emilia Wickstead në Sidnei.

Jenna Coleman, një aktore dhe e përfolur si ish e dashura e Princit Harry veshi të njëjtin fustan por në ngjyrë të bardhë në Cartier Queen’s Cup Polo në Egham, England.

Meghan e veshi këtë fustan jeshil me lule në një recepsion të lojrave Invictus në Londër.

Aktorja e komedisë Cariad Lloyd veshi të njëjtin fustan në British Academy Television Craft Awards në Londër.

Burimi/Marie Claire

Previous ArticleNext Article