KUIZ/ Çfarë tregon marrdhënia juaj me paratë? Jeni të prirur të shpenzoni apo të kurseni? 0 308

Kompania Zopa ka krijuar një kuizqë ju lejon të zbuloni “kafshën shpirtërore” përsa I përket financave tuaja. Për ta zbuluar këtë mjafton të plotësoni këtë kuiz të shkurtër….



Nëse papritur do të lishit në dorë një shumë të madhe parash çfarë do të bënit?

  • Do të shkonit për pushime (A)
  • Do ti vinit mënjanë (B)
  • Do ti shpenzonit për veten tuaj duke blerë gjëra (C)
  • Do ti investonit (D)

Shpenzoni shpesh para për miqtë dhe familjen tuaj?

  • Po, më pëlqen ti qeras njerëzit që dua. (E)
  • Ndonjëherë (D)
  • Jo, punoj shumë për ti fituar paratë e mia dhe I shpenzoj vetëm për vete. (F)
  • Jo, por do të doja të isha në gjendje ta bëja. (G)

Sheh 1000 lekë në rrugë. Çfarë bën…

  • I marr…Është dita ime me fat. (F)
  • Bën sikur nuk I sheh. (G)
  • Shikon rrotull për personin të cilit mund ti kenë rënë. (A)
  • Ja jep dikujt që ka nevojë për to. (E)

Çfarë do të thotë për ty siguria financiare?

  • Mungesë shqetësimi. (B)
  • Lumturi (H)
  • Fuqi (F)
  • Mund të blej çfardolloj gjëje që dua. (C)

E dini saktësisht sa para keni në llogarinë tuaj bankare?

  • Po deri në qindarkën e fundit. (F)
  • Po pak a shumë. (I)
  • Jo nuk guxoj ta di. (G)
  • Jo dhe nuk më shqetëson fakti të mos e di (C)

E konsideroni veten një person që rrezikon?

  • Po, të ndërmarrësh rreziqe është emocionuese. (A)
  • Diku në mes. (D)
  • Jo të ndërmarrësh rreziqe është tmerruese. (I)

A diskuton për paratë me miqtë?

  • Po më pëlqen të jem i/e hapur mbi situatën time financiare. (F)
  • Po por më duket pak e sikletshme. (B)
  • Jo pasi ka gjëra më të mira për të cilat mun dtë flasim. (G)
  • Jo pasi financat e mia janë punë vetëm për mua. (C)

Jeni me vonesë për të marrë pjesë në një event por po mundoheni të kurseni para.

  • Merrni autobusin pasi është mënyra më e lirë për të udhëtuar por do të jeni shumë vonë. (B)
  • Merrni metron si zakonisht dhe do të vonoheni vetëm pak. (I)
  • Merr një taksi pasi nuk ja vlen të bëhesh vonë. (C)

Rezultatet

Më shumë A: Kangur- I perceptoni paratë si një burim aventure dhe lirie dhe ju pëlqen të ndërrmerrni rreziqe me paratë tuaja.

Më shumë B: Antilopë- mendoni se monitorimi I financave tuaja është një burim kontrolli prandaj ju pëlqen të kaloni shumë kohë duke ndjekur financat tuaja.

Më shumë C: Gjel deti- nuk kenii menduar kurrë për një buxhet dhe nuk keni patur fat me kursimet. Merrni kënaqësi nga shpenzimi I parave.

Më shumë D: Ketër- do të preferonit të kursenit sesa të shpenzonit para.

Më shumë E: Shimpaze- ndiheni keq kur zotëroni shumë para pasi situate të tilla ju bëjnë me një ndjenjë faji.

Më shuëm  F: Vidër- paratë për ju janë një burim fuqie dhe prandaj qëllimi juaj është të rrisni gjithnjë e më shumë mirëqenien tuaj.

Më shumë G: Struc- nuk ju pëlqen të menaxhoni financat tuaja dhe I shmangni detyrat tuaja të përditshme që kanë lidhje me paratë.

Më shumë H: Luan- keni tendencën të kurseni para për njëfarë kohe por edhe shpenzoni pa kriter  kur ndikoheni nga stimuj të jashtëm.

Më shumë I: Qen- zgjidhni sigurinë financiare mbi të gjitha

Previous ArticleNext Article