A mos është ky emri që do të zëvendësojë Jonida Maliqin tek “ E diell“??

Është një emër që po lakohet gjithmonë e më shumë në fushën e modës, por në televizion nuk para e kemi parë. Bëhet fjalë për blogeren nga Kosova, Argjira Spanca, e cila e pohoi se do të jetë pjesë e programit që nis të djelën në Top Channel.

Vetë Argjira e rrëfeu këtë për Prive, por ndonëse po përflitet se do të zëvendësojë pikërisht Jonida Maliqin e larguar për shkak të impenjimeve me Eurovizionin, ajo preferoi që këtë pjesë ta lerë të veshur në mister ( të paktën për ca ditë). “E gjitha çfarë mund të them është që jemi një staf shumë i mirë dhe do sjellim shumë gjëra të bukura për shikuesit’, –  ka theksuar blogerja.

Previous ArticleNext Article