Këngëtarin e famshëm e zë gjumi në transmetim ‘live’ dhe video u bë virale!

I ftuar në një program Australian  këngëtari ikonë i baladave, Michael Bolton u bë kryefjalë e mediave botërore jo për atë çfarë ai tha në program, më shume se një ‘incident’ që i ndodhi gjatë transmetimit ‘live’. Kur dy moderatorët Larry Emdur dhe Kylie Gillies po tentonin të realizonin një lidhje të drejtpëdrejtë me Michael që ndodhej në Florida,  për habinë e të gjithëve Bolton dukej sikur e kishte zënë gjumi.

Ndonëse moderatorët vijonin të thërrisnin emrin e tij, këngëtari dukej sikur nuk po përmendej. Kaq mjaftoi që video të bëhej virale, duke e detyruar yllin e “Said I Loved You, But I Lied” të japë një shpjegim duke mohuar thashethemet se atë e zuri gjumi ‘live’ gjatë transmetimit.

“Pata marrëveshjen e parë rekord kur isha 15 vjeç dhe që atëherë nuk fjetur më. Seriozisht kishte probleme teknike në transmetimin e drejtpërdrejtë dhe ata më kapën kur unë po shihja tëitter-in. Gjithsesi patëm  një intervistë të shkëlqyer pasi u rregullua problemi teknik”, tha Michael.

Për ta rikujtuar një nga super hitet e Michael Bolton!

Previous ArticleNext Article